Kozmetologu Ujkashi: Në Shqipëri paguhet edhe 100-200€ për një qethje

10 Korrik 2023 | 10:26

Kozmetologu Gazmend Ujkashi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në Shqipëri ka vende ku paguhet edhe 100-200€ për një qethje.

Sipas tij, kjo ndodh pasi në Shqipëri nuk ka një rregullator tregu dhe ndodh që një person, vetëm pse ka më shumë ndjekës në rrjetet sociale i vendos çmimet sipas dëshirës dhe ka njerëz që i shkojnë.

“Në Bllok janë çmimet më të larta, po të dalim nga unaza çmimet janë më normale. Në Bllok ka me 100 dhe me 200 euro për një qethje. Kjo ndodh pasi tek ne nuk ka një rregullator tregu; nëse je i fortë në Instagram, le të mos kesh aftësi të profesionit, e rri çmimi se thua kam shumë ndjekës. Kjo bën që klientët, që sot janë të ndikuar nga ndjekësit të vijë me çfarëdo çmimi, mund të mos vijë më herën e dytë”, u shpreh Ujkashi.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024