KQZ njeh Bashën si kryetar të PD-së, Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së, që i dha 48 orë kohë Lulzim Bashës, për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një çmenduri e regjimit të kyeministrit Edi Rama.
“Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo qytetar i Shqipërisë, përfshirë socialistët e ndershëm, por i dinë më mirë dhe të gjithë demokratët.
Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë atje, te kutitë e votimit. Më 14 maj asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- A rrezikon sanksione nga SHBA nëse bën koalicion me Berishën? Ja si përgjigjet Meta
- KQZ refuzoi kërkesën, Qori: Si do regjistrohet “Lëvizja Bashkë” në zgjedhje
- KQZ “rrëzon” Berishën, i jep 48 orë kohë Bashës për regjistrimin e PD në zgjedhje
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale