Kreshnik Spahiu: Rama, Berisha dhe Meta s’do dënohen nga drejtësia, kanë marrëveshje
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë të paprekshëm dhe se nuk do të dënohen asnjëherë nga drejtësia.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se drejtësia është nën kontroll nga politika dhe se ata kanë një marrëveshje shumë të fortë me njëri-tjetrin për të mos u prekur.
Sipas tij, prokuroria nuk i merr në pyetje të tre liderët, as në cilësinë e dëshmitarit, e jo më si të pandehur.
“Shiko. Pse unë jam një profesionist që besoj që tre liderët politikë, Rama, Berisha dhe Meta do të jenë të paprekshëm. Unë mendoj që ata nuk do dënohen ndonjëherë nga drejtësia në Shqipëri, sepse drejtësia e sotme është tërësisht në një kontroll politik. Këta tre liderë politikë kanë një marrëveshje shumë të fortë me njëri-tjetrin për të mos u prekur. Ata e mbështesin njëri-tjetrin.
Si mund të merret i pandehur njëri nga këta të tre, kur thuhet që kemi vite që i hetojmë, por nuk kanë guxuar as t’i thërrasin në cilësinë e dëshmitarit. Kur ti si prokurori nuk guxon ta thërrasësh për ta pyetur në cilësinë e dëshmitarit, si do e marrësh me cilësinë e të poandehurit? Çfarë e ka penguar prokurorinë shqiptare 10 vjet, që të marrë Berishën dëshmitar për çështjen e Gërdecit, kur dyshohet që ka përfituar drejtpërdrejt nga fabrika e armëve”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja bëri të ditur se Ilir Meta është në hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti.
Lidhur me çështjet e kompleksit Partizani dhe Gërdecin, Kraja nënvizoi se janë nën hetim.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë