Kreu i FFK: Trajneri i Kosovës do të jetë gjerman, po bisedohet me 3 kandidatë

22 Janar 2024 | 12:36

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur se Kosova do të zgjedhë një trajner të ri, me objektivin për të arritur rezultate, që skuadra të bëhet pjesëmarrëse në ligat e Europës.

Përmes një lidhjeje për Euronews Albania, Ademi u shpreh se aktualisht po bisedohet me tre kandidatë, të cilët sipas tij, janë shtetas gjerman.

Ai tha gjithashtu se interes kanë shprehur edhe trajnerë nga Kroacia për të qenë trajnerë të Kosovës, por shtoi se momentalisht presin të mbyllin marrëveshjen me 1 prej 3 gjermanëve.

“Është temë e rëndësishme se kush do të jetë trajneri. Jemi duke biseduar me disa trajnerë. Tashmë kemi 3 të fundit dhe ai që përshtatet me objektivat tona, sigurisht që do të zgjedhim atë. Objektivat janë që të kemi sa më shumë rezultate.

Jemi në Europë si komb dhe pjesa jonë ka ngelur ashtu siç shihet. Kemi futbollist të mirë dhe kur të kesh 5 futbollistë kampionë në ligat e tyre e të mos realizosh shkuarjen në Europë… Gjithsesi jemi ngritur në këmbë për një trajner të ri. Realisht në Europë dhe do të jetë sigurisht një gjerman.

Të tre që po flasim janë të nacionalitetit gjerman, nëse merremi vesh sigurisht. Kemi edhe nga Kroacia trajnerë që janë të interesuar. Nëse realizojmë me ndonjërin prej këtyre treve marrëveshjen, atëherë është i mirëpritur”, tha Ademi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026