Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se përfshirja në politikë e nipit të Sllobodan Millosheviçit, Marko Millosheviç është tregues se në çfarë drejtimi po shkon Serbia.
Sipas tij integrimi i tij në partinë e Daçiç është lajm i keq dje çfarë pritet të ndodhë do të jetë shumë më e rëndë edhe krahasuar me kohën e Millosheviçit.
Sanduloviç deklaroi se tani vendi i tij është bërë me nacionalist dhe i mbushur akoma më shumë me urrejte.
“Çdo gjë është e qartë. Shikoni, në skenën politike të Serbisë keni njeriun që ka udhëhequr pensionistët bashkë me nipin e tij, keni Daçiç që përgatit djalin e tij për këtë dhe natyrisht kanë sjellë edhe nipin e Sllobodan Millosheviçit. Pra, mund të paramendoni sa shkon kjo, aq sa ata kanë deklaruar që kanë për të ngritur përmendore, pra në një pjesë kulturore, qendrore të Beogradit, Skadarlia [Rruga e Shkodrës], që do të ndërtojnë përmendore për gjyshen e tij, Mira Markoviç. Unë në atë kohë isha i detyruar, si një politikan që nuk harron shumë lehtë, që e di cili është problemi, të dal dhe të shkruaj se ne republikanët, nëse ndodh një gjë e tillë, pasi Mira Markoviç ka qenë kriminele, që ka shkaktuar kaos dhe vdekje në këto territore dhe ka plaçkitur Serbinë, ne kishim thënë se do të rrëzonim këtë përmendore.
Kjo çfarë bën Ivica Daçiç me nipin e Sllobodan MIllosheviçit është pikërisht ajo që e kam thënë, është një tregues në çfarë drejtimi po shkon Serbia. Më besoni, dhe po ia tërheqë vërejtjen botës, Serbia është bërë më nacionaliste tani, plot urrejtje, plot politikë luftënxitëse, më shumë tani sesa në kohën e Millosheviçit. Pra, kur e shikoni sistemin tani që është përpunuar dhe zgjeruar kaq shumë, është beninje në krahasim me Millosheviçin. Keni për të parë çfarë do të ndodhë,” – paralajmëroi Sanduloviç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Politikani serb: Vuçiç po përgatitet për konflikt të armatosur në Kosovë
- “Më keq se me Millosheviçin”/Politikani serb: Vuçiç pret urdhrin nga Putin për luftë