Krijimi me motive virusi, skulptori Koko kthen sprovën e vështirë në një vepër arti

28 Prill 2020 | 20:56

Bota e artit i ka mbyllur dyert sapo pandemia Covid-19 trokiti. Megjithatë shumë artistë e kanë zhvendosur punën e tyre nga galeritë dhe ekspozitat në studiot personale.

Duke punuar mermerin në brendësinë e studios së tij, ndodhet skulptorin Emauel Koko, i cili nuk ka ndalur punën as në këto ditë jo shumë të zakonta. Veprimtarinë skulptori jo vetëm që nuk e ka ndërprerë por është në mes të disa krijimeve.

Në studion e tij gjenden shume figura historike por edhe vepra arti personale. Rrethanat e izolimit por edhe gjithë kujdesi që duhet treguar e kanë frymëzuar për një punim të veccantë.

“Jam për përpjekur të trajtoj 2-3 forma që i përshtaten virusit përmes artit figurative që të padukshme e bën të dukshme”, shprehet skulptori.

Skulptori Koko përveç ushtrimit të profesionit si skulptor jep mësim në lëndën e gdhendjes në liceun artistik. Gjatë këtyre ditëve komunikon online e nxënësit e tij, që ata të mos humbasin tërësisht lidhjen me shkollën. 

Skulptori shpreson që kjo sprovë e shoqërisë të kalojë shpejt, teksa nuk fsheh mendimin për të ekspozuar një pjesë të punës së tij sapo galeritë të çelen. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026