“Kriza politike thellohet”, Gashi: Çdo dite që kalon Shqipëria mbetet pa opozitë

3 Shtator 2023 | 12:12

Analisti Shpend Gashi komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke theksuar se kriza politike vazhdon të thellohet.

Sipas tij çdo ditë që kalon Shqipëria mbetet pa opozitë dhe Kuvendi Kombëtar i PD-së ishte një fasadë.

“Për mua ishte thjesht një fasadë dhe është thjesht thellimi i krizës politike shqiptare, pra ne vazhdojmë hap pas hapi, sekond pas sekondi, minut pas minuti, ditë pas dite, ta lëmë vendin pa opozitë,” – u shpreh Gashi.

Analisti theksoi se gjithçka që po ndodh aktualisht pritej duke qenë se vetë politika shqiptare është shumë e programuar dhe e parashikueshme.

“Moralisht, as Berisha, as Basha, as Rama, as Meta, as Veliaj, janë të pamoralshëm të gjithë. Nuk ka burra të mirë, kush më shumë e kush më pak. Si faktor veprimtarie politike, ka që Berisha ka shumicën e demokratëve, Rama është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri, Erion Veliaj është pas Edi Ramës që e suporton, Ilir Meta vazhdon të mbahet pas shpatullave të Sali Berishës, ndërkohë që Basha është fëmija jetim i politikës shqiptare,” – u shpreh Gashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026