Kryebashkiaku i zgjedhur i Kavajës e fton për kafe Ramën: Ja çfarë dua nga ty

16 Maj 2023 | 22:18

Kandidati fitues i zgjedhjeve vendore në Kavajë, Fisnik Qosja tha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se është i gatshëm të ulet me kryeministrin Edi Rama në çdo moment për të mirën e qytetarëve të Kavajës.

Ai u shpreh se janë një sërë projektesh që ai ka pasur në programin e tij gjatë fushatës për Kavajën, por Rruga e Bregdetit është projekti që do të kërkonte të realizonte të parin.

“E ftoj kryeministrin jo vetëm për kafe por çfarë të dojë vetëm për të mirën e qytetarëve të Kavajës. Jam i gatshëm të ulem me të në çdo moment. Gjatë fushatës kam dalë me disa projekte, një ndër më të bukurit dhe të realizueshmit është rruga e bregdetit. Do t’i kërkoja ndihmë për këtë”, tha Qosja,

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026