Kryeministri spanjoll mbërrin në Beograd

29 Korrik 2022 | 18:11

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi.

Në aeroport është pritur nga ministri i Financave Sinisa Mali, ndërsa ceremonia e pritjes para Pallatit të Serbisë është caktuar në orën 18:30.

Sanchez do të pritet nga presidenti Aleksandar Vuçiç, ndërsa në prag të vizitës në rrugët kryesore të Beogradit u vendosën flamuj spanjollë për nder të të ftuarit të rangut të lartë.

Sanchez dhe Vuçiç do të bisedojnë privatisht dhe më pas do të ketë një takim plenar të delegacioneve të Serbisë dhe Spanjës. Pas kësaj janë planifikuar deklaratat për media të dy zyrtarëve.

Pritet që vizita e Sanchez të jetë një shtysë shtesë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026