Kryetari i Dhomës së Fasonistëve: Qeveria po u bën represion bizneseve
Kryetari i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika deklaroi se kosot për biznesin janë rritur dhe janë bërë të papërballueshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjika u shpreh se bizneset këkojnë ndihmë nga qeveria, edhe për faktin se dimri do të jetë i vështirë, si pasojë e krizës energjitike.
Sipas tij, qeveria po i bën represion popullit, duke iu referuar paketës fiskale, ku do të ketë 10-fishim të gjobave për bizneset që kryejnë shkelje administrative.
“Të gjithë e dimë që kostot janë rritur në mënyrë të papërballueshme, si efekt i një krize globale. Ne kërkojmë nga qeveria, që bashkë me ne, si qeveritë normale në Evropë, ta përballojmë bashkë këtë vështirësi. Na pret një dimër i vështirë, dimri ndoshta më i vështirë i jetës sonë. Kush do ta përballojë këtë dhe si do ta përballojë? Këtë duhet të zgjidhë qeveria.
Ky ka qenë thelbi i kërkesave tona. E para, këtë do t’ia lërë barrë njerëzve, bizneseve dhe qytetarëve të thjeshtë apo do ta përballojmë bashkarisht? Dhe te kjo paketë nuk vihet re, jemi i vetmi vend në Evropë, por edhe në botë, asnjë ndihmë për bizneset apo qytetarët dhe 10-fishim të gjobave për shkeljet administrative. Ky është represion që i bëhet popullit nga qeveria e vet”, theksoi ai.
Dhomat e Biznesit kundërshtojnë paketën fiskale të qeverisë, e cila sipas tyre nuk duhet të fokusohet tek gjobat, por tek ulja e taksave.
LEXONI GJITHASHTU
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?