Kryetari i Transportit Qytetas: Treni ynë jashtë vendit do ishte përdorur për muze
Kryetari i Transportit Qytetas, Kostandin Foni, është shprehur se trenat në Shqipëri nëse do të ishin në vende të tjera, do të ishin përdorur për muze.
Komentet Foni i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se trenat në Shqipëri janë shumë të ngadaltë dhe duan kohë të gjatë për të mbërritur në destinacionin përkatës.
Ai tha gjithashtu se në Shqipëri duhet të ketë më shumë harta informuese për qytetarët, por edhe për turistët e huaj që vizitojnë vendin.
“Të informohen sa më shumë qytetarët, jo vetëm vendas, por edhe ata që vizitojnë për turizëm Shqipërinë. Informacioni duhet të jetë shumë më i hapur, shumë më i detajuar, jo vetëm përmes aplikacioneve, por edhe përmes hartave të afishuara që kur shkel në aeroportin e Rinasit. Ne i kemi propozuar që të ketë transport publik.
Janë zgjidhje që qytetarët e huaj e kanë si shërbim kudo që shkojnë. Dhe ai trafik që ndodh nga Tirana drejt Rinasit ndodh se shumica e personave shkojnë me makinat e tyre. Treni ndoshta kërkon një kohë të gjatë. Treni ynë jashtë do ishte përdorur për muze. Pra zgjidhja më e shpejtë është transporti publik jo çdo gjysmë ore, por çdo 5-10 minuta”, tha Foni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta