Kryeziu: Mezi presin të gabojë Kurti, të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë të Vuçiç
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu tha në një intervistë për Euronews Albania se gabimet e Kurtit vihen në qendër të vëmendjes dhe mezi i presin.
Duke diskutuar për situatën aktuale me veriun e Kosovës, Kryeziu shtoi se asnjë nga kritikët e kryeministrit të Kosovës nuk ka qenë aty kur vendi ka pasur nevojë.
“Vetëm doja të dija në atë kohë kur këta kanë nënshkruar dhe kanë qenë të gatshëm t’i thonë po Vuçiçit për çfarëdo kërkese që ai ka pasur a i kanë pasur parasysh këto plagët? A kanë kërkuar këta ndonjëherë llogari për krimet e luftës në Kosovë? A kanë kërkuar këta ndonjëherë llogari për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë? A kanë kërkuar këta ndonjëherë llogari për gjithçka ka Serbia iu ka bërë ndër vite shqiptarëve, jo vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë? Kjo nuk ka të bëjë në fakt vetëm me luftën e fundit në Kosovë sepse Kosova me Serbinë është në luftë,” – u shpreh Kryeziu.
Ajo shtoi se personalisht mendonte që edhe pas arritjes së një marrëveshje përsëri do të ekzistonin probleme mes palëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:38 Irani: Trump një kriminel dhe vrasës
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?