Kthupi njofton lëvizjen “surprizë” të grupimit të Alibeaj: Çfarë do ndodhë nesër

10 Shtator 2024 | 14:39

Avokati Rezart Kthupi tha në një intervistë për Euronews Albania se grupimi ri i djathtë i dalë nga ”Basha” do të bëjë daljen e parë publike të mërkurën, në një konferencë për shtyp.

Kthupi u shpreh se qëllimi i këtij grupimi nuk është thjesht të krijojnë një parti, por të sjellin një mendësi të re.

Ai theksoi se arsyeja e shkëputjes nga Lulzim Basha ishte mungesa e dëshirës së këtij të fundit për të krijuar një forcë të re politike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’ia dhënë vulën e PD, Berishës.

“Duam të bëjmë diçka krejtësisht të re në formë dhe në përmbajtje, po të ishte për të bërë një parti hajde se po bëjmë një parti, do ishte shumë e thjeshtë. Çështja është të bëjmë diçka përtej të gjitha mendësive që kemi ndeshur deri tani. Jemi përpjekur të bëjmë një mbledhje të grupit të deputetëve.

Nesër do ketë një konferencë për shtyp të deputetëve… Ne nuk ikëm nga partia e Bashës, por nga mungesa e dëshirës së Bashës për të krijuar një subjekt të ri politik. Në PD vendimi politik ka qenë për të bërë dy gjëra; rekurs dhe krijimin e një force të re politike. Kanë qenë të dyja paralelisht, rekursi duhet të shoqërohej me krijimin e një subjekti të ri polik. Në politikë gjërat bëhen me akte, dhe akti jonë ishte i qartë; nëse nuk ka vullnet për të krijuar një subjekt politik, kjo nuk më pengon mua të eci përpara”, tha Kthupi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026