“Ku qëndron problemi?”- Mehmetaj: Propozimi i Ramës i vjen në ndihmë Kosovës
Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania draft-statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama te ndërkombëtarët, për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Ai tha se Rama ka bërë vetëm një propozim dhe nuk ka asnjë arsye se përse të gjykohet gjesti i tij, pasi është vetëm një propozim më shumë për t’i ardhur në ndihmë Kosovës.
“Kryeministri i një shteti mik ka propozuar një ide që mbase zgjidh problemin, një ide të pranueshme për vetë qeverinë e Kosovës sot. Ku qëndron problemi? Unë mendoj se jo vetëm Shqipëria, por edhe Zvicra dhe Maqedonia dhe Gjermania dhe Franca dhe Italia, kushdo, mund t’i prezantojnë Kosovës hapa konkret se si dilet nga ngërçi qoftë edhe me një ide për draft-statut për Asociacionin bën shumë mirë.
Ai nuk e ka si detyrim për Kosovën, nuk tha që është zgjedhja finale, ai tha se është kontribut i shtetit shqiptar në ngërçin që ka ndodhur me shpresën se mund të lirohet. Pasi siç e tha ai dhe si e dimë ne në Kosovë kemin pasur kërcënime konkrete për potencialitet të sanksioneve. Kosova nuk është shtet i konsoliduar që të mund t’i ballafaqojë sanksionet”,-tha Lirim Mehmetaj.
Mehmetaj ka komentuar gjithashtu edhe reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes Armend Muja i cili më herët ka thënë:
“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”.
Mehmetaj tha se kjo është qesharake, “bashkëpunimi paska qenë aq i thellë e i komplikuar, por ky deputeti injorant e paska zgjidhur”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:07 Kuvendi në seancë plenare, PD bojkoton punimet: Të plotësohen kërkesat e protestuesve
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 08:50 Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 08:40 Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur