“Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë”, shkolla “Demokracia” reagon për dy fëmijët që humbën jetën në aksident

4 Maj 2026 | 10:37

Shkolla “Demokracia” ka reaguar me një status të dhimbshëm pas aksidentit tragjik të së dielës në Durrës, ku dy nxënës të saj humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Në reagim, shkolla njofton me dhimbje të thellë për vdekjen e dy të miturve, duke theksuar se ata janë ndarë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Në mesazh thuhet se kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet, por edhe për gjithë komunitetin shkollor dhe për të gjithë ata që i kanë njohur.

Po ashtu u shprehen ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve, duke theksuar se fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. U prehshin në paqe”, thuhet në mesazhin e postuar në faqen zyrtare të shkollës.

K.N, 9 vjeç dhe E.M, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre për shkak të aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shoku i tyre 8-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026