Kulla të reja në Tiranë, KKT miraton ndërtime mbi 40 kate

28 Nëntor 2024 | 15:00

Kulla, resorte, hotele dhe parqe fotovoltaike janë disa nga objektet kryesore që pritet të ndërtohen muajt në vijim në Tiranë dhe në zonat bregdetare. Lejet për këto projekte janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT).

Disa prej kullave në kryeqytet do të kalojnë 40 kate. Një prej tyre, “Sun Moon Star”, e cila do të ndërtohet në rrugën “Asim Vokshi”, do të ketë 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nën tokë. Një tjetër godinë shumëkatëshe, me një lartësi prej 54 metrash, është planifikuar për ndërtim në rrugën “Panorama”, në vendin e Kadastrës.

Po ashtu, janë miratuar leje për ndërtimin e kullave të tjera me 44 dhe 55 kate mbi tokë dhe nga 5 kate nëntokë në rrugën “Dritan Hoxha”.

Projektet nuk kufizohen vetëm në kryeqytet. Në zonat bregdetare janë planifikuar disa hotele dhe resorte. Në Shëngjin do të ndërtohet një hotel me 25 kate, ndërsa në Vlorë një tjetër me 23 kate. Ndërkohë, resorte të tjera do të ndërtohen në Zvërnec, Jalë dhe Palasë.

Ndërkaq, lejet e dhëna për zhvillimin e parqeve fotovoltaike për prodhimin e energjisë janë fokusuar kryesisht në Fier.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur lidhur me protestën e cila prej 22 ditësh vijon...
13:17 | 22/06/2026

Aksident në Berat, motori përplas në vijat e bardha turistin holandez. 53-vjeçari transportohet në spital

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Berat, ku për pasoj ka mbetur i plagosur një turist holandez. Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ka...
13:14 | 22/06/2026

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025. Kërkesa mban...
12:42 | 22/06/2026