Kulluri: SHBA është kundër ndërtimit të Portit të Durrësit
Politikani Edvin Kulluri është shprehur se dhe SHBA është kundër ndërtimit të Portit të Durrësit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në këtë projekt po bëhen grabitje dhe zhvatje.
Ndër të tjera ai theksoi se projekti për ‘Portin e Durrësit’ ka shumë pikëpyetje të mëdha.
“Ky vend po bëhet absurd, po bëhet qesharak. Po shesin kontratat e ndërtimit. Ligji që ka kaluar në parlament nuk është leje ndërtimi, pas ligjit duhet të kalonte projekti konkret. Këta thonë që edhe vetë projekti është me faza.
Kjo është presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese për ta bërë fakt të kryer dhe për të thënë se këto para nuk do të kthehen më nëse pengohet. Kjo është grabitje, kjo është zhvatje që po bëhet. Aty nuk ka leje ndërtimi. Këtu kemi disa makete apartamentesh dhe skafesh. Nga ajo që shoh unë sot është një çështje me pikëpyetje dhe në dijenin tim edhe SHBA janë shprehur kundër Portit të Durrësit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë