“Kurthi ndaj Berishës”, Prençi: E vërteta e punonjëses së lidhur me Martinajn

6 Tetor 2022 | 22:34

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se një punonjëse e Bashkisë së Tiranës, ka lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Prençi theksoi se qytetari dixhital e ka dezinformuar kreun e PD-së Sali Berisha, se ish punonjësja e Bashkisë së Tiranës punon tani në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas tij, pas këtij rrengu fshihen kundërshtarët e Ervis Martinajt, pasi duan vijojnë punën e tyre duke inskenuar burime për qytetarin dixhital.

“Ditët e fundit, qytetari dixhital e ka dezinformuar Berishën, duke i thënë se nëse doni të dini lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt policia të shkojë dhe të intervistojë një ish-punonjëse të bashkisë së Tiranës, që tani është te Ministria e shëndetësisë. Në fakt nga bashkia e Tiranës, nga burimet konfidenciale del se Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë punonjësen që ka qenë drejtore në Bashki dhe ka shkuar të Ministria, por ka një punonjëse që është në bashki aktualisht. Ajo punon aty dhe ka lidhje të ngushtë me krerët e bashkisë

Djallëzia e kundërshtarëve të Martinajt shkon deri atje sa të inskenojnë burime për qytetarin digjital për ta orientuar gabim me qëllim që të bëjnë show dhe në krahun tjetër vazhdojnë punën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026