“Kurti dështoi në ndërhyrjen e tij në zgjedhjet në RMV”- Menduh Thaçi në Euronews
Kreu i PDSH, Menduh Thaçi, në një intervistë për Euronews Albania, ka folur në lidhje me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se angazhimi i Albin Kurtit nuk ka ndihmuar shqiptarët në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Mes tjerash Thaçi nënvizoi se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka premtuar Kurtit mbështetje në raundin e dytë.
“Në asnjë mënyrë nuk preferoj që procesi të shtyhet dhe realiteti është ky. Asnjëra palë nuk e ka siguruar komoditetin e numrave që të sillet kështu. Unë ju them me plotë kompetencë që atë ditë që do votohen ndryshimet kushtetuese BDI do të rri në opozitë. I duam pa diskutim ndryshimet kushtetuese. Serioziteti i qasjes duhet të jetë shumë më i madh. Raporti i numrave do të ndryshojë. Minimumi i frontit do të jetë 21 ndërsa maksimumi i palës tjetër do të jetë 9 ose 10.
Angazhimi i Kurtit nuk ndihmoi asnjë, garën e bëri më të fortë brenda, pasojat janë më të mëdha dhe më të rënda. Nuk e ndejmë veten mirë që ai ka dështuar politikisht në angazhimin e tij. Unë jam i sigurt që dhe pozicioni i tij do të ndryshojë tani në raport me Maqedoninë. Informatat e mia më thonë se Pendarovski i ka premtuar mbështetje në raundin e dytë. Jam plotësisht i sigurt që Kurti do ta mbështesë kushtëzimin institucional të shqiptarëve për të qeverisur me maqedonasit për ndryshimin e Kushtetutës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë