Kurti dhe Vuçiç të kënaqur për arritjen e marrëveshjes (DEKLARATAT)
Pas marrëveshjes së arritur për dokumentet e identifikimit, si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç janë shprehur të kënaqur me rezultatin.
Në një intervistë për BBC, Kurti ka theksuar se bisedimet në Bruksel nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme.
Kreu i qeverisë kosovare ka theksuar se do të ketë reciprocitet të plotë dhe se nuk ka rrugë tjetër derisa mes dy vendeve të arrihet marrëveshja për njohje reciproke.
Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar me herët se nuk do të ketë shtyrje të afatit për reciprocitet për targat, Kurti ka thëne se “shpreson që deri në tetor s’do të ketë automjete me targa që s’janë te rregullta.”
Ndërkaq edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, duke shtuar se marrëveshja për dokumentet është një pakt verbal, pasi ajo është firmosur qe ne 2011.
“Nuk ishte e vështirë, ishte e lehtë për të gjithë”, tha Vuçic, ndërsa vëzhgoi stërvitjen e përbashkët të policisë dhe ushtrisë në poligonin “Pasullanksa Livada”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik