Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkëveprimi Kosovë-Shqipëri nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i kësaj të diele me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Kurti theksoi gjatë takimit se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është i domosdoshëm.
Sipas tij, bashkërendimi dhe bashkëveprimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës nuk duhet parë si zgjedhje politike, por si obligim kombëtar.
“I nderuar të mirëpres në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare.
Krahas marrëdhënieve bilaterale, me ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”, shkruan Kurti.
Hoxha nga Prishtina gjatë takimit me homologun e tij, Glauk Konjufca tha se Kosova është prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Ministri tha se ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe se përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah.
“Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë. Ramë dakord se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik”, tha Hoxha.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve