Kurti vendos kushte për dialogun, kryeministri rezerva për aktakuzën për ‘Banjskën’

12 Shtator 2024 | 16:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të jetë jo shumë i kënaqur me atë që bëri Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai kur foli për ngritjen e aktakuzës për rastin ‘Bajnska’, përsëriti qëndrimin se ky hap është i vonuar, duke e lidhur këtë edhe me situatën e dialogut me Serbinë.

Kurti la të nënkutohet se dorëzimi i Milan Radojiciç dhe pjestarëve të tjerë të grupit terrorist është një ndër kushtet për vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Po ashtu, kreu i qeverisë së Kosovës insistoi përsëri për nënshkrimin e marrëveshjes bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesim, si një garanci juridike për zbatimin e saj.

“Nuk e kam parë aktakuzën. Jam i bindur që ka mundur të ngrihet shumë më herët. Por më mirë vonë se kurrë. Megjithatë duhet ta shohim përmbajtjen e saj, që të mund të flasim për të.

Ajo që ne insistojmë kudo që ndodhemi, e parë është dorëzimi i Millan Radoiçiçit, sepse krimin e ka kryer në Kosovë, pasi Banjska është në veri të Kosovës. Duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Bërnabiç, me të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshjes bazike dhe aneksit të zbatimit duke thënë se pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranojë ulësen e Kosovës në OKB.

Një marrëveshje e panënshkruar po shihet se është një marrëveshje shumë e kollajtë për të mos u respektuar e zbatuar”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026