Kusari-Lila akuzon Borrell dhe Lajçak: Nga neutralë janë bërë të njëanshëm
Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të ketë një gjuhë neutrale kur dihen dhunuesit, referuar këtu situatës aktuale mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve.
Sipas saj qëndrimi i Borrell, por dhe ai i Lajçak po e dëmton procesin. Deklaratat se policët janë arrestuar dhe jo rrëmbyer apo dhe komente të tjera duhet të kontrollohen në bazë të parimeve të secilit shtet europian.
“Për Kosovën nuk është aspak ndjenjë e mirë, megjithatë ne i kemi pasur dyshimet dhe vërejtjet tona në vazhdimësi. Roli që duhet të ishte ndërmjetësues dhe lehtësues i zotit Lajçak ka kohë që ka devijuar në rolin e një arbitri apo në rolin e ndërmjetësit që merr anë. Kjo na është thënë dhe në Parlamentin Evropian në takimet e vazhdueshme, në takimet e rregullta që kemi atje. Janë të tjera mesazhet që ai thotë publikisht dhe të tjera mesazhet që ai thotë brenda dyerve dhe korridoreve të parlamentit europian prandaj ne i kemi ngritur këto shqetësime edhe te vendet e BE-së, edhe direkt me zotin Lajçak dhe duket se tashmë është me një maskë evidente që as nuk mundohet të mbulohet njëanshmëria e zotit Borrell dhe pjesërisht dhe e zotit Lajçak,” – u shpreh Mimoza Kusari Lila.
Deputetja e VV-së shtoi se i vjen keq që mbledhja mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës nuk u realizua, ndërsa theksoi se është e dhimbshme situata aktuale.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre