Kush e kërcënoi? Flet Gaz Bardhi: SPAK konfirmoi SMS-të, të zbulohen autorët

9 Tetor 2024 | 14:10

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me mesazhet kërcënuese që mberritën pak ditë më parë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në aplikacionin SIGNAL, duke i cilësuar ato si të falsifikuara.

Në një dalje për mediat, Bardhi u shpreh se personave që janë përfshirë në këto sajime do t’ju përgjigjet në rrugë institucionale dhe sipas tij kjo ngjarje, e përdorur nga mazhoranca për dëmtimin e imazhit të tij, fatmirësisht vërtetoi të kundërtën.

“Të dënosh deputetët pa ligj, të përjashtosh gjysmën e grupit parlamentar të opozitës nga Kuvendi, t’i detyrosh që në dy muaj të mos kenë mundësi të ushtrojnë për dy muaj mandatin e tyre është një akt anitkushtetues që ne kemi vendosur të mos nënshtrohemi. E kështu kemi vendosur që padsikutim të jemi në seancë plenare. Grupi parlamentar do paraqitet nesër në seancë plenbare, pa dyshim që Rama mund të na vendosë para ushtrinë, policinë, siç ja ka vendosur çdo qytetari që nuk i ushtrohet urdhërave të kësaj mazhorance. Një Kuvend në në një vend anëtar të NATO-s, që pengon hyrjen e deputetëve të opozitës të hyjnë në vendine punës, praktikisht shfaq në sytë e çdo qytetari dhe opinionit publik, kombëtar e ndërkombëtar, tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Edi Rama. Do ju përgjigjem me rrugë institucionale. Ajo që kam thënë që kur kam dalë nga zyra e prokurorëve që mesazhet janë të falsifikuara, sot SPAK fatmirësisht ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. Padyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihen për lidhej e tyre me krimin dhe  janë vërtetë në dosjet e SPAK-ut. Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës kur kryeministri upërball me përgjime reale të SKY, për të bërë pis cilindo që ka vendosur të thotë të vërtetën. Gjëja e mirë e kësaj që u shpërnda për propagandë, brenda një jave mori përgjigjen e merituar,” –tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026