Kush e merr PD-në pas 3 nëntorit, juristi tregon 3 variantet

14 Tetor 2022 | 17:26

Më 3 nëntor Gjykata e Apelit do të shqyrtojë kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të rrëzuar vendimin gjykatës së shkallës të datës 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut 2021.

PD kërkon që Gjykata t’i shqyrtojë bashkë ndryshimet statutore si ato të 17 korrik edhe ato të 18 dhjetorit.

Juristi Arbër Hoxha shpjegon për Euronews Albania tre variantet e vendimmarrjes së Gjykatës dhe pasojat që ato shkaktojnë për drejtimin e partisë në vijim.

“Njëri nga variantet mund të jetë lënia në fuqi e vendimit. Varianti i dytë mund të jetë ndryshimi i vendimit dhe pranimi i ankimimit të zotit Aliebeaj dhe zotit Bardhi dhe varianti i tretë është prishja e vendimit dhe kthimi për rigjykim pa lënë asnjë pasojë juridike lënia në fuqi. Nëse do të prishet dhe të kthehet për rigjykim, atëherë në këtë rast të gjitha veprimet e kryera deri tani nuk do të sjellin asnjë pasojë juridike në pritje të vendimmarrjes së shkallë së parë”, thotë juristi.

Avokati Hoxha tregon edhe problematikat e kësaj çështje në momentin që Alibeaj ka bërë ankimin.

“Nuk ka të bëjë fare me çështjen e afatit, por ka të bëjë a është më zoti Alibeaj personi përgjegjës për të nënshkruar një ankim apo jo? Për mua, jo”, u shpreh Hoxha

Përveç kësaj çështje, në Gjykatën e Apelit për statusin juridik të Partisë Demokratike është edhe një tjetër padi e Alibeajt që ka kërkuar shfuqizimin e gjykatës së shkallës së parë me gjyqtar Agron Zhukrin që njohu dhe regjistroi statutin e ri të dalë nga kuvendi i datës 11 dhjetor. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026