Kush e porositi vrasjen në Elbasan? E zbulon Artan Hoxha

3 Dhjetor 2025 | 15:25

Gazetari investigativ Artan Hoxha në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me vrasjen e regjistruar në Elbasan ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla. Hoxha e lidhi vrasjen me ngjarjet e fundit të ndodhur në vend ku mbetën të vrarë disa persona ndërsa theksoi se hetimet nuk kanë arritur të arrestojnë autorët.

Ai shtoi se vrasjet e mëparshme kanë lidhje me krimin e organizuar dhe se dallohet se ku ka dorë një grup i strukturuar ose konflikte ortakësh siç ka ndodhur në rastin e Elbasanit. Gazetari shton se në Elbasan kohët e fundit ka rënë një qetësi pasi dy grupet e reja kanë fituar luftën me grupet e vjetra duke marrë kontrollin e qytetit.

“Elbasani është një arterie shumë kyçe nga veriu në jug nga lindja në perëndim kryqëzohen ne këtë qytet. Plus edhe për fuqinë financiare që arritën grupet e Elbasanit sidomos 5-6 vitet e fundit për fuqinë financiare qe garantuar.

Edhe një pjesë e mirë i shohim në gjykim e sipër del niveli i intrigave që kanë qenë me njërit-tjetrin. Panorama që shohim është tragjike dhe u përkthye në bilanc vrasjes së njëpasnjëshme. Problemin më të madhe e kemi me ngjarjet e rënda që kanë lidhje me krimin e organizuar”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026