Kush është politikani lokal që mund të bëhet ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë

17 Janar 2023 | 11:06

Ministri i Brendshëm socialdemokrat i shtetit të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius do të shërbejë si ministri i ardhshëm i Mbrojtjes së Gjermanisë, raporton Reuters.

Boris Pistorius do të vijë në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë në një kohë kur Berlini është nën presion për të rritur kapacitetet ushtarake dhe mbështetjen për Ukrainën.

Christine Lambrecht dha dorëheqjen si ministre e mbrojtjes të hënën pasi aleatët shtouan thirrjet për t’i dërguar Ukrainës tanke të rënda.

Emërimi, nëse konfirmohet, mund të rezultojë në një riorganizim më të gjerë të kabinetit gjerman pasi kancelari Olaf Scholz ka premtuar se kabineti do të ketë një numër të barabartë mes burrave dhe grave.

Pistorius ka qenë ministër i Brendshëm në Saksoninë e Ulët që nga viti 2013 dhe është parë prej kohësh si një kandidat për të marrë një post kombëtar. Ai kandidoi për udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate në vitin 2019.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026