Kush është Vlora Hyseni, propozimi i Ramës për drejtimin e SHISH
Kryeministri Edi Rama i propozoi Presidentit Bajram Begaj, këtë të premte, emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Hyseni paraqitet si ekspert dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ajo ka udhëhequr për një periudhë 6-mujore, nga dhjetori i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Periudhë e cila institucioni i inteligjencës kosovare ishte pa drejtues.
Më herët ajo mbante postin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe postin e drejtoreshës për marrëdhëniet me jashtë në këtë institucion.
Ajo u shkarkua nga posti i drejtueses së AKI, më 30 qershor 2020 me vendimin e marrë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Arsyet e vendimit të shkarkimit nuk u bënë publike asokohe. Ndërkohë që bëhet me dije se Hyseni është një njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja dhe që flet plot 6 të tilla.
NJOFTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme