Kush janë golashënuesit më të mirë të Euro 2024

12 Korrik 2024 | 11:41

Euro 2024 nuk ishte deri tani një turne i mirë për sa i përket golashënuesve, ata që njihen tradicionalisht si numri 9-të (pavarësisht numrit që mbajnë në fanellë). Mjafton t’i hidhni një sy luftës për ‘Këpucën e Artë’ dhe shihet se ata nuk janë favoritë.

Nga gjashtë lojtarët që janë të barabartë me nga tre gola (Harry Kane, Dani Olmo, Ivan Schranz, Cody Gakpo, Jamal Musiala dhe Georges Mikatadze), vetëm anglezi dhe gjeorgjiani janë sulmues tipikë.

Pra nuk ka asnjë gjurmë të kandidatëve të mëdhenj që u parashikuan para turneut, aty është vetëm Harry Kane.

Havertz mbeti me dy gola (të dyja nga penalltitë). Me një të tillë shfaqen Kylian Mbappe (nga penallti), Robert Leëandoëski (gjithashtu nga penalltia), Patrik Schick dhe Álvaro Morata.

Nga ana tjetër Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Evropiane me 14 gola, pastaj Romelu Lukaku, Gianluca Scamacca, Dusan Vlahovic etj., janë larguar pa shënuar ose një gol të vetëm.

Mesfushorët sulmues kanë spikatur në Europian. Është një rastësi apo ka ndryshim të trendeve të futbollit? Aitor Karanka, i cili po analizon turneun si anëtar i panelit të vëzhguesve teknik të UEFA-s, deklaroi se këtë gjë e kanë analizuar dhe do ta trajtojnë më thellësisht në të ardhmen.

Ish-trajneri Paco Jemez deklaroi se ekipet nuk varen nga individët.

“Përvoja na thotë se me një golashënues të shkëlqyer, ju vendosni gjithçka drejt tij, por tani të gjithë i menaxhojnë më mirë rastet, duke kërkuar më shumë alternativa”.

“Ekipet janë transformuar dhe nuk duan të varen nga individualiteti. Nëse ke një nëntë të shkëlqyer, duhet ta kërkosh, edhe pse jo të varesh prej tij”, deklaroi ai.

Mbetet vetëm finalja dhe testi për numrin ‘9’ vazhdon. A do të jenë në gjendje ta ndryshojnë këtë trend? Harry Kane dhe Alvaro Morata mund ta vendosin ndeshjen dhe të mbahet mend që një numër 9-të e vendosi finalen.

Finalja mes Spanjës dhe Anglisë në Euro 2024 zhvillohet në Berlin të dielën, më 14 korrik

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026