Ndeshja Spanjë-Angli| Kush është arbitri që do të gjykojë në finalen e “Euro 2024”
Gjyqtari francez François Letexier është përzgjedhur për të gjykuar në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian në Gjermani ndërmjet Anglisë dhe Spanjës, e cila është caktuar për të dielën e 14 korrikut në orën 21:00.
Kjo do të jetë ndeshja e tij e katërt që do të drejtojë si arbitri kryesor në EURO 2024, pasi UEFA ia ka dhënë këtë rol edhe në ndeshjet Spanjë – Gjeorgji, Serbi – Danimarkë dhe Kroaci – Shqipëri.
Ai luajti të njëjtin rol si në takimin e sipërpërmendur në Mynih, në finalen e Ligës së Kampionëve mes Borussias dhe Real Madridit dhe një vit më parë ishte arbitri kryesor në ndeshjen e Superkupës së Europës mes Manchester Cityt dhe Sevillas.
Francezi do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Cyril Mounier dhe Mehdi Rahmouni në ndeshjen pas së cilës Europa do të marrë një sundimtar të ri futbolli, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Simon Marciniak nga Polonia.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve