“Kush vjen me gomone do arrestohet”, çfarë parashikon ligji i ri britanik për azilin
Avokati Naim Hasani ka shpjeguar se çfarë përmban ligji I ri për emigrantët që shkojnë në Britani.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Hasani theksoi se kushdo që të shkojë në Britani e sidomos ato që udhëtojnë me gomone do të futen në burg për 28 ditë.
Sipas tij pas kësaj periudhe kohore, emigrantët ose do të kthehen në vendlindjen e tyre ose do të dërgohen në një vend të tretë.
“Pas këtij ligji, çdo azilkërkues që vjen në Britani në mënyrë ilegale, sidomos ato që vijnë me gomone do të arrestohen menjëherë nga autoritetet e emigracionit dhe do të mbahen në qendra burgu, për një periudhë 28 ditë. Më pas ose do të kthehen në Shqipëri ose do të gjendet mundësia për një vend të tretë.
Ajo që ka hasur një kundërshtim të fortë është fakti se personat që vijnë ilegalisht në Shqipëri nuk do të kenë të drejtë të fajësimit ligjor, as të lirohen me kusht dhe as të drejt për rishikim gjyqësor. Ka shenja që qeveria britanike të fillojë të dëgjoj thirrje e vazhdueshme për ligjin. Britania ka shkelur rregullat që I ka themeluar vetë . Kjo e ka shqetësuar mjaft opinionin publik”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet