“Skemë e pisët e Bashës”, Gëzim Saliu: Partia nuk drejtohet me autorizim
Gazetari Gëzim Saliu e ka quajtur vendimin e KQZ-së për të njohur si kryetar të Partisë Demokratike si një skenar të parapërgatitur nga zoti Basha dhe grupimi i tij për të mos lejuar Sali Berishën që të merrte kryesinë e Partisë Demokraitke.
I Ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania, ai e ka cilësuar të gjithë këtë si një skemë morlaisht të pistë të Bashës.
Gëzim Saliut shton se tashmë kjo skemë e është kthyer në një “boomerang” për vetë Bashën dhe për grupin e tij, pasi partia nuk mund të drejtohet me një anë të një autorizmi.
“Shikoj një mosdakordësi mes palëve dhe një parregullsi në proces. Sa i përket çështjes morale dhe mënyrës së si është shkruajtur gjitha kjo më duket shumë e pistë dhe krijon dyshime të mëdha se që një vit më parë është pritur ky vendim i Apelit për të arritur deri këtu që zoti Basha të riaktivizohej.
Zoti Basha ka bërë edhe skemën shkrirje, ngrirje brenda partisë, është një skemë që zoti Basha e përdor shpesh. Aktualisht e kanë gjetur si skemë autorizimin. Më duket krejt qesharake, mënyrë absurde e të vepruarit. Në një parti duhet të sundojë vota, duhet të sundojë anëtarësia e partisë dhe duhet të sundojë ajo që ka vlerë, demokracia e brendshme e partisë”, tha për Euronews Albania Gëzim Saliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024