Lagjja teknologjike në Korçë, Sotiraq Filo: Projekti dhe ambicia jonë për të rinjtë

19 Nëntor 2023 | 15:17

Korça do të ketë të parën lagje teknologjike në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur vetë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo. Sipas tij në këtë lagje do të jetojnë të rinj të cilët do të jenë të punësuar në fushën e teknologjisë për kompani vendase e të huaja.

“Është projekt dhe ambicia jonë e radhës. Duam të ndërtojmë qytetin e Korçës një lagje të teknologjisë e cila do të ofrojë për të rinjtë e të rejat e Korçës por dhe atyre korçarëve që punojnë në Tiranë, por do duan të kthehen në Korçë, të ofrojmë një hapësirë e mundësi të banojnë atje, apartamente, mundësi për argëtim. Bazuar në këtë infrastrukturë duam të krijojmë komunitetin e parë në Shqipëri e të rinjve që i bashkon teknologjia “,-tha Sotiraq Filo kryetar i bashkisë Korçë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi beri me dije se  interesi i të rinjve për teknologjinë është shtuar.

“Tashmë teknologjia është bërë gjithmonë e më interesante për të rinjtë. Në fillim të këtij viti lancuam programin e kodimit për të rinjtë shqiptarë dhe sot jam e lumtur të them se e kemi tejkaluar objektivin tonë Kishim vendosur të trajnonim 1000 të rinj për programim dhe tanimë jemi 1100 e viti ende nuk ka mbaruar. Kjo tregon se të rinjtë kanë interes, kane zhvilluar aftësitë e tyre “,-tha Bora Muzhaqi Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Në Panairin e Punës dhe Teknologjisë morën pjesë mbi 20 kompani teknologjike, të cilat kanë shfaqur interes për të punësuar të rinjtë korçar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026