Lajçak i shitur te Vuçiç? Deputeti: S’e besoj, por nëse Kurti thotë të vërtetën…
Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar akuzat e kryeministrit Kurti ndaj të dërguarit të Bashkimit Europian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak.
Kurti e ka akuzuar Lajçak për qëndrime të njëanshme, për këtë Xhafaj tha se nëse të gjitha ato që ka deklaruar Kurti janë të vërteta ai mbase mund të ketë të drejtë në qëndrimet e tij, por emërimi i Lajçak është vendosur nga Bashkimi Europian.
“Nëse të gjitha detajet e asaj që kryeministri i Kosovës, ka deklaruar publikisht janë të vërteta, besoj se është e mundur në bazë të asaj që zoti Kurti beson, por kur flitet për negociatorë mes palësh i gjithë ky proces, lobimi kush do të jenë figurat se kush do e bëjnë këtë, të paktën sa i përket institucioneve të Bashkimit Europian, ndodh në Bruksel.
Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zotin Escobar ndryshon pak çështja, pasi Departamenti i Shtetit vendos negociatorë të drejtpërdrejtë nuk është se i pyet palët po merr njerëz të cilët kanë ekspertizën e caktuar në rajon dhe i njohin çështjet e rajonit me themeli. Unë besoj se në procese të tilla ndërmjetësit janë njerëz jashtëzakonisht të rëndësishëm”,-tha Etjen Xhafaj.
I pyetur nëse shtien apo blihen ndërmjetësit, Etjen Xhafaj tha se nuk beson se kjo ka ndodhur.
“Nuk besoj se kjo ka ndodhur ndonjëherë, ndërmjetësit mund të kenë treguar një rreshtim me palën tjetër, por gjithsesi mendoj se i gjithë ky diskutim mund të ndodhte me shumë më tepër diplomaci”,-tha deputeti i PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit