Lala: Ervin Mata i ofroi 500 mijë euro, por Breçani i refuzoi. Porosia për të birin
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e ish-kreut të policisë Erzen Breçani dhe 7 personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se në bazë të përgjimeve të dala nga aplikacioni “Sky” ka pasur një përplasje mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit.
Sipas saj Mata do t’i jepte Breçanit 500 mijë, por që ky i fundit nuk i ka pranuar e madje ka pasur një përplasje dhe me të birin në lidhje me këtë çështje.
“Duket se ka një përplasje mes Breçanit dhe Ervin Matës, dhe kjo del nga përplasja e Breçanit me të birin sepse Ervin Mata i është ofruar Breçanit në një moment për të paguar punonjësit e tij. I është ofruar për t’i dhënë një shumë prej 500 mijë eurosh përmes një këngëtarje të njohur. Breçani jo vetëm që nuk i pranon paratë, por ka një përplasje me të birin për këtë. Përplasja mes tyre është shumë e fortë. Në pamje të parë ngjan sikur Breçani e bën fajtor Ervin Matën për përfshirjen e të birit në këto punë. Nga ana tjetër shkon dhe te një dyshim tjetër ku i thotë, ki kujdes se ky mund të jetë informatori. Nëse është apo jo fajtor këtë e vendos Gjykata”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konflikti nisi për parkimin, si u plagos 35-vjeçari në Lezhë
- U kualifikuan në Euro 2024, djemtë e Kombëtares rrëfejnë eksperiencat e tyre te Rama
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit