Largohet Zaev, sot Kuvendi i RMV-së voton qeverinë teknike
Zaev jep dorëheqjen pas dështimit për hapjen e negociatave me BE-në
Zoran Zaev ka firmosur të premten dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke i hapur rrugën qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të prillit pas dështimit për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.
Franca, e mbështetur dhe nga Danimarka e Holanda, kundërshtoi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke bërë thirrje për rishikim të procedurave të BE-së për anëtarët e rinj.
Dështimi i negociatave në tetor shkaktoi një valë të gjerë zhgënjimi në Ballkan.
Dorëheqja duhet të votohet me shumice votash nga Kuvendi brenda ditës së sotme dhe të procedohet me zgjedhjen e qeverisë së re teknike të udhëhequr nga Oliver Spasovski i LSDM-së.
LSDM pranoi propozimin e VMRO DMPNE-se për emrin e ri te ministrit te Brendshëm, Naqe Culev. Sipas Marrëveshjes së Përzhinos të vitit 2015, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare formohet Qeveri teknike ku merr pjesë edhe opozita me dy ministra.
Dje është arritur një kompromis për emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pasi emri i parë i propozuar nga VMRO DMPNE, nuk u pranua për shkak të pengesave juridike. Emri i dytë, Naqe Culev u pranua nga LSDM dhe partitë shqiptare si fakt që të mos pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të përcaktuara tashmë më 12 prill.
Jo të gjithë ishin dakord për Culev, pasi ky i fundit ishte pjesë e agjencisë për zbulim të Presidentit Ivanov në kohën kur ndodhi rasti i Kumanovës. Shumë raporte e cilësojnë si përgjegjës agjencinë për zbulim, për orkestrimin e këtij rasti.
Me zgjedhjen e emrit të ministrit të Brendshëm, hapet rruga për formimin e qeverisë teknike. Ashtu siç pritej në mëngjes, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe ka depozituar dorëheqjen në Kuvend tek Presidenti.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat