Legjionarët kuqezi në formë të shkëlqyer, protagonistë me gola dhe asiste
Vazhdon momenti pozitiv për futbollistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Legjionarët kuqezi kanë shkëlqyer këtë fundjavë me paraqitjet e tyre, duke dhënë sinjale pozitive edhe në prag të angazhimeve me Kombëtaren.
Arbër Hoxha po kalon një formë të jashtëzakonshme me Dinamo Zagreb. Pas performancës mbresëlënëse në Europa League ndaj Fenerbahçes, ku asistoi në fitoren 3-1 të kroatëve, ai ishte sërish protagonist në kampionat ndaj Slaven Belupo. Hoxha shënoi golin e parë në minutën e 41-të dhe dhuroi një tjetër asist në fund të pjesës së parë, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë 4-1.
Indrit Tuci ka gjetur golin e parë në kampionatin turk me Kayserispor. Sulmuesi kuqezi u aktivizua si zëvendësues dhe ishte vendimtar në minutat e fundit, duke realizuar golin e barazimit ndaj Gençlerbirliği dhe siguruar një pikë të vlefshme për skuadrën e tij.
Edhe Medon Berisha ka lënë gjurmë në Serinë A italiane. Mesfushori i Lecces asistoi në golin e dytë në barazimin 2-2 ndaj Bolognas. Berisha ishte titullar dhe u dallua për pasimet e sakta dhe kontributin në organizimin e lojës.
Në formë të lartë është dhe Taulant Seferi, i cili dha dy asiste në fitoren bindëse të Bodrumspor në transfertë ndaj Manisas, 4-0. Seferi asistoi për Dumanli dhe Brazao në fillimin e pjesës së dytë, duke konfirmuar formën e tij të mirë. Bodrumspor kryeson Ligën e Parë turke me 17 pikë pas tetë javësh.
Titullarë këtë javë në skuadrat e tyre ishin emra si Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.
Kontribut të rëndësishëm si zëvendësues dhanë gjithashtu Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
Forma e mirë e legjionarëve është një lajm pozitiv për trajnerin Sylvinho, në prag të grumbullimeve të ardhshme të Kombëtares shqiptare.
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike