Lejoi gratë pa shami të futeshin brenda, mbyllet libraria e rëndësishme në Iran

31 Janar 2024 | 07:10

Një librari e rëndësishme në kryeqytetin e Iranit, Teheran, është mbyllur për shkak se ka dështuar ta zbatojë rregulloren për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës për disa nga myshterinjtë saj gra.

Autoriteti publik iranian tha më 30 janar se shtëpia e rëndësishme botuese, Saless, kishte bërë shkelje, duke e detyruar atë ta mbyllë menjëherë librarinë, njoftoi Saless në llogarinë e vet në rrjetin social Instagram.

Ky incident e vë në pah luftën e vazhdueshme të autoriteteve iraniane ndaj vendeve publike, komerciale dhe turistike, qindra prej të cilave janë mbyllur së fundmi për shkak të asaj që autoritetet e cilësojnë si shpërfillje të rregulloreve të hixhabit.

Zemërimi për shkeljen e të drejtave të njeriut, në veçanti për shtypjen e grave, është rritur prej shtatorit 2022 kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim policor.

Ajo po mbahej në paraburgim për gjoja shkelje të ligjit të hixhabit, i cili i detyron gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare ta mbulojnë kokën kur të dalin jashtë shtëpisë.

Derisa protestat janë shuar, kundërshtimi i hixhabit vazhdon të jetë i fuqishëm, sepse tani shihet si një simbol i shtetit për shtypjen e grave dhe luftën vdekjeprurëse ndaj shoqërisë.

Fushata kundër ligjit të hixhabit është rritur aq shumë saqë Abdolhossein Khosropanah, sekretari i Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor, e pranoi vitin e kaluar se derisa gratë që e shpërfillin ligjin e hixhabit teknikisht duhet të arrestohen, numri i madh i grave të përfshira e bën të parealizueshme paraburgosjen e tyre masive.

Por, autoritetet kanë vazhduar të mbyllin biznese, restorante, kafene dhe në disa raste edhe barnatore, për shkak të dështimit të pronarëve, apo menaxherëve për ta zbatuar bartjen e shamisë në vendin e punës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026