English

“Leopardi më erdhi te dera e shtëpisë”- Indiani Baba G tregon si reagoi kur e pa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Indiani i njohur me pseudonimin Baba G. Ka rrëfyer një histori të pazakontë, kur pa një leopard pranë derës së shtëpisë së tij.

- Advertisement -

Përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Baba G tha se ai e ndjeu energjinë pozitive të asaj kafshe kur e pa dhe shtoi se nuk u ndje i frikësuar.

Ai tha gjithashtu se në Indi ka shumë vende ku rriten kafshë të egra, të cilat shpesh herë lëvizin në mënyrë të pakontrolluar nga habitatet e tyre dhe mund të dalin në vende të banuara.

“Po kam shumë histori. Pranë shtëpisë sime ka disa kafshë të egra, që mund edhe të vijnë e ti vizitojnë njerëzit. Afër maleve, ka kafshë ekzotike e të rralla. Nëse njerëzit shkojnë në këto zona, edhe mund t’i shohin.

Dy herë e kam parë një leopard, një herë ma ka ardhur pranë shtëpisë. Edhe një panterë e zezë më është afruar afër shtëpisë në periudhën e Covid-it. Qyteti është i mbushur plotë me kafshë të egra. Qyteti ku unë jam rritur, është një qytet shumë i bukur që ka edhe kafshë të egra.

Kur pashë leopardin, isha shumë i ngazëllyer, e ndieva energjinë e asaj kafshe. Jam shumë i lidhur me natyrën. Më pëlqen të lidhem me natyrën dhe shpirtin e kafshëve. Edhe në meditim është e rëndësishme kjo lloj marrëdhënie. Nuk është e zakonshme t’i bjerë ziles leopardi”, tha Baba G.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?