Librat e ndaluar të komunizmit ekspozohen në Tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars 2026 | 20:59

Në Gjirokastër, Muzeu i Luftës së Ftohtë ka çelur një ekspozitë të veçantë me librat që gjatë periudhës së komunizmit ishin të ndaluar për publikun. Në ambientet e ish-vendstrehimit prej betoni, vizitorët mund të shohin autorë, botime dhe tituj që dikur nuk ishin të lejuar për qarkullim. Ekspozita po tërheq jo vetëm lexues lokalë, por edhe turistë të huaj që vizitojnë qytetin e gurtë.

Ritvana Babaramo, përgjegjëse e bibliotekës “Apostol Meksi”, shpjegon:

“Biblioteka ‘Apostol Meksi’ ka sjellë një pjesë të fondit të saj që gjatë komunizmit ishte i ndaluar. Duke parë interesin e lexuesve dhe turistëve, vendosëm të çelnim një ekspozitë me këto botime. Një pjesë janë letërsi shqiptare dhe pjesa tjetër letërsi e huaj.”

Sipas punonjësve të muzeut, interes i veçantë vërehet tek turistët e huaj, të cilët dëshirojnë të njihen me historikun dhe reliket e periudhës së Luftës së Ftohtë.

Albana Ismaili, cicerone e muzeut, thekson:

“Vizitorët e shumtë kërkojnë jo vetëm informacion rreth historikut të ndërtimit të tunelit, por edhe mbi kohën dhe objektet origjinale që ndodhen këtu. Duke qenë se janë objekte autentike, ato tregojnë vlerën historike të lartë dhe e bëjnë eksperiencën më të pasur për vizitorët.”

Muzeu i Luftës së Ftohtë është sot një prej destinacioneve më të vizituara në Gjirokastër. I vendosur në një ish-vendstrehim ushtarak të ndërtuar në vitet 1960-1970, muzeu prezanton mjedise, objekte dhe relike që zgjojnë kuriozitetin e turistëve dhe ofron një udhëtim në historinë e periudhës së Luftës së Ftohtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë

“Feja nën regjimin komunist” është libri më i ri i Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, i cili lindi si një nismë për të trajtuar një temë pak...
19:21 | 19/06/2026

Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve

Sitet arkeologjike dhe historike të Durrësit po tërheqin një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të interesuar për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit...
17:49 | 19/06/2026

Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times

Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua me shpresa të mëdha për liri, mirëqenie dhe integrim në botën perëndimore. Por tranzicioni i shpejtë drejt ekonomisë...
16:09 | 18/06/2026