Ligji i gjuhës shqipe në RMV, Fronti Evropian: Rezistencë para Gjykatës Kushtetuese

9 Dhjetor 2024 | 15:55

Prej dy ditësh Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI po qëndron para Gjykatës Kushtetuese në pritje të vendimit për Ligjin e gjuhës shqipe.

Zëdhënësi Bujar Osmani thotë se veprimet e qeverisë aktuale e kanë burimin në Beograd.

“Ka një lojë më të madhe që burimin e ka në veri, në Beograd. Unë kam frikë se këtu ka një mision që ata e quajnë vtoro poluvreme (pjesa e dytë), për t’iu hakmarrë Marrëveshjes së Ohrit. Për ta demontuar brenda 100 ditëve të para”, thotë  Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani konsideron se qeverisja e Mickoskit i ka të gjitha elementet e shtetit të kapur.

“Elementet e shtetit të kapur po shihen gjithandej. Në çdo front ne kemi rikthim të shtetit të kapur. Kryeministri është prokuror, kryetar i gjykatës kushtetuese, keqpërdoren instrumentet shtetërore për të bërë presion mbi aktivizimin politik. Ky është shteti i kapur! Brina nuk ka shteti i kapur”, shprehet ai.

Gjatë kësaj të hëne është parashikuar mbledhje e kryesive qendrore të partive opozitare e më pas protestës pritet ti bashkëngjiten edhe krerët e partive politike.

Ditë më parë, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në rrjetet sociale siguroi qytetarët se ligji nuk do të shfuqizohet të mërkurën, ditë në të cilën është caktuar edhe seanca në Gjykatën kushtetuese e në rend të ditës është edhe iniciativa për shfuqizimin e ligjit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026