Ligji për Akademinë e Shkencave në Kushtetuese, Zhupa: Shkeljet që janë bërë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi dje në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave.
Në një intervistë për Euronews Albania deputetja Zhupa tha se ligji i miratuar në Kuvend shkel barazinë e garantuar nga Kushtetuta dhe garanton vetëm “futjen e hundës së politikës” në Akademinë e Shkencave.
Sipas saj, ndryshimet në ligj janë bërë vetëm për interes të kreut aktual të kësaj Akademie, Skënder Gjinushi.
“Që në momentin që diskutohej në kuvend për ndryshimet në ligj e kam denoncuar bashkë me akademikun Artan Fuga gjithë kohës si po qepej një kostum me porosi që i përgjigjej disa interesave të klientëve të pushtetit si Skënder Gjinushi. Pasi bëmë gjithë përpjekjet në komisione për ta ndalur këtë ligj, kishte ardhur momenti, pasi mblodhëm të gjitha shkeljet t’i drejtoheshim Kushtetueses. Ka dy lloj shkeljesh madhore, ato përmbajtësore që për mua janë shumë të rënda. Është krijuar një kundërshti e ligjit, akademikët mbi 75 vjeç bëhen emeritues, në këtë mënyrë kanë më shumë liri dhe kanë më pak të drejta dhe detyra brenda akademisë. në momentin që ligji e kishte kur ishe mbi 75 vjeç nuk mund të kandidoje për kryetar të akademisë dhe nëse ishe, të ndërpritej mandati, me ndryshimet që i shërbejnë drejtpërdrejtë Gjinushiit krijojnë një ndrysim që të gjithë kalojnë emeritus mbi 75 vjeç përveç kryetarit”, shpjegoi Zhupa.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë