Ligji për lustracionin në RMV, përplasje mes pushtetit dhe opozitës parlamentare
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të shpallur të pavlefshëm procesin e lustracionit apo kontrollimit të funksionarëve që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të komunizmit, ka shkaktuar reagime të shumta, dhe përplasje mes pushtetit dhe opozitës maqedonase në Parlament.
Deputetët e shumicës parlamentare kërkojnë që të kalohet ligji që shpall lustracionin të pavlefshëm, sepse sipas tyre ky proces u keqpërdor nga Qeveria e kaluar e Gruevskit për të persekutuar kundërshtarët politik.
“Do të ndërmarrim të gjithë mundësitë ligjore për korrigjimin e padrejtësisë. Është fakt se tranzicioni solli shumë padrejtësi, dhe se të gjithë jemi pajtuar për lustracionin, por më e keqja është se ishte keqpërdorur skajshmërisht. E dimë se çfarë ndodhi me lustracionin, pa fakte dhe argumente. Duhet të dëshmojmë se gabimet bëhen, por duhet të korrigjohen”, shprehet Senzhana Kalevska, deputete e LSDM-sw.
VMRO DPMNE-ja opozitare ngul këmbë se nuk do të lejojë votimin e ligjit për anulimin e lustracionit të cilin e vlerëson të drejtë dhe se ka nxjerrë bashkëpunëtorët e sistemit të kaluar komunist që u kanë bërë dëm të pandreqshëm shumë familjeve në vend.
Deputeti Zoran Ilioski shpreh se LSDM po ju mundeson dhjetera spiuneve te marrin shperblim, para nga buxheti .
“Fëmijët e spiunëve po i amnistojnë paraardhësit e tyre. LSDM po ju mundëson dhjetëra spiunëve të marrin dëmshpërblim, para nga buxheti që e mbushin edhe fëmijët e viktimave të tyre. Bashkëpunëtori i regjimit nuk mundet të jetë demokrat”, thotë deputeti i VMRO DPMNE-së, Zoran Ilioski.
Sipas propozim-ligjit të qeverisë, personat e dëmtuar nga procesi i lustracionit do të kenë të drejtën e kërkimit të dëmshpërblimit për pasojat që kanë përjetuar, duke ngritur padi përpara gjykatave kompetente në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni për verifikimin e fakteve, një komision qeveritar, që nga viti 2009 deri në vitin 2015 kishte shpallur bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit rreth 200 personalitete të ndryshme si ish-politikanë, zyrtarë të mëparshëm, gazetarë, profesorë dhe figura të tjera të njohura.
Ky proces atë kohë kishte shkaktuar tronditje të mëdha pasi ishte vlerësuar si hakmarrje e pushtetit të qeverisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së ndaj të gjithë atyre që kritikonin punën e qeverisë.
Procesi i lustracionit ishte ndërprerë në shtator të vitit 2015 pas kritikave në opinion, në veçanti pas raportit të grupit të ekspertëve të Bashkimit Evropian, i kryesuar nga Rainhard Pribe, në të cilin kishte vërejtje të shumta mbi këtë proces duke e vlerësuar si masë për përplasjen e kundërshtarëve politikë.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë