Ligji për zonat e mbrojtura/ Rama: 100% dakord me BE, vizioni Shqipëria 2030

22 Shkurt 2024 | 12:41

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në platformën “X”, ku ka thënë se është 100% dakord me mendimin e Bashkimit Europian.

Ambasada e BE-së më herët ka deklaruar në një status se Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura.

Në njoftimin e BE-së thuhet se në kuadrin e nëgociatave të anëtarësimit, legjislacioni shqiptar duhet të përafrohet me standartet europiane, ndaj duhet që miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE të bëhet me konsultim të gjerë publik.

Kryeministri Rama ka thënë se është në një mendje me BE-në ndërsa ka shtuar se tashmë rruga drejt “Shqipëria 2030” ka nisur. Ai shprehet në statusin e tij se në10vite Shqipëria ka bërë përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot është e para në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite

“Me vizionin #Shqipëria2030🇦🇱 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite. Ndryshimet e sotme ligjore e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026