Lihet në burg drejtuesi i prokurorisë në Vlorë, mohon akuzat përballë Dumanit

31 Korrik 2024 | 14:14

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Burime bëjnë me dije se Zarka ka mbajtur qendrim mohues gjatë seancës.

Ndërkohë që në seancën e drejtuar nga gjyqtari Erjon Bani, i pranishëm ishte edhe drejtuesi i SPAK Altin Dumani.

Sipas akuzës, Zarka në bashkëpunim Erjona Dautajn dhe avokatin Radovan Çela e Astrit Vladin, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në favor të personave të inkriminuar

Ai gjithashtu ka kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tij.

Kujtojmë se në seancën e kësaj të mërkure KLP e pezulloi nga detyra prokurorin Zarka.

“Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Aurel Zarka me vendimin Nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. 2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 3. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete””, thueht në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026