Lind bebi 6.1 kg në Shqipëri, mamia: Në 10 vite s’ka pasur fëmijë me këtë peshë
Një bebe me peshë 6.150 gr erdhi në jetë një ditë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Saide Shera, mami që nga viti ’94 tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një foshnje me peshë të tillë nuk kishte lindur në këtë maternitet prej të paktën 10 vjetësh.
“Ishte hera e parë në turnin tim që lindte një fëmijë me atë peshë, isha shumë e afeksionuar pas bebit se kur e mori mjekja pediatre ishte një ‘uau’ nga ana jonë për suksesin që pati ajo lindje normale. Fati edhe i nënës që kishte lindjen e katërt. Kisha shumë dëshirë ta shihja sa peshonte, pastaj insistova të kisha një foto, pse jo për ta pasus si kujtim. Prindërit e bebes nuk e prisnin të lindte aq i madh, bashkëshorti kur i thamë ‘ke bërë një bebe marshall’, nuk e priste”, tregoi mamia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Është vajzë! Lind fëmija i parë për vitin 2024 në Korçë
- Rënia e lindjeve alarmante/ INSTAT: Në vitin 2023 lindën 27,281 foshnja
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it