Liqeni i Ohrit jashtë UNESCO?! Kumbaro: Në krahun tonë s’ka mbetje ndotje minerare

24 Janar 2023 | 17:30

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro ka folur nga Pogradeci duke siguruar se pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit nuk rrezikohet të hyjë në listën e rrezikut të lartë të UNESCO. Nga ana tjetër, Kumbaro ka pranuar se ka prani të mbetjeve minerare në disa zona përgjatë vijës bregliqenore.

“Unë nuk e besoj që të jetë ky rrezik që thoni ju por nga ana tjetër theksoj se anëtarësimi në listat e UNESCO nuk është çështje administrative por prej vitesh. Janë marrë masa që të bëhet pastrimi i mbetjeve minerare të cilat jam të vetëdijshëm që për shkak të kushteve meteorologjike mund të rrëshqasin në liqen”, tha Manastirliu.

Më shumë se në palën shqiptare, problemin Kumbaro e sheh nga ana tjetër e kufirit.

“Çështjen me liqenin e Pogradecit po e ndjekim në mënyrë të rregullt dhe jemi në komunikim me Bashkinë ashtu siç jemi ne komunikim dhe me palën e Maqedonisë së Veriut, ku problemet janë shumë më të mëdha. Unë mendoj se me komunikimin shumë të mirë që kemi, problemet janë të zgjidhshme”, u shpreh Kumbaro.

Nga ana tjetër, specialisti i mjedisit Rruzhdi Hymetllari thotë se ka disa zona të nxehta përgjatë liqenit të Pogradecit për të cilat UNESCO ka kërkuar zgjidhje.

Në Liqenin e Ohrit derdhen ujërat e zeza të të gjithë fshatrave të njësisë administrative të Hudënishtit, një problem ky që ende nuk ka marrë zgjidhje. Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari

Zjarri i rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, është shuar plotësisht. Operacioni përfundoi pas 24 orësh luftë me flakët,...
14:14 | 05/07/2026

Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale

Shumë më vështirë se që është pritur, Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.Në natën mes të shtunës e të dielës, Franca fitoi...
08:31 | 05/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026