Lirohet nga masa e arrestit në shtëpi kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa e arrestit në shtëpi kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.
Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e detyrimit për t’u paraqitur një herë në muaj. Sipas avokatëve, ndaj Byberit dhe Kërrnajes ka përfunduar afati 6-mujor i masës së sigurisë, duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin Mimoza Margjeka.
Në një seancë më parë, gjykata i ka dhënë detyrë prokurorisë të konsultohet me ekspertët që kanë përcaktuar dëmin nga hapja e një rruge në Bashkinë Tropojë.
Prokuroria thotë se drejtuesi i Bashkisë së Tropojës, gjatë procesit për hapjen e një rruge me gjatësi 3.2 km, e cila kryesisht kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, nuk ka aplikuar në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor me tagrin për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së ndërtimit të infrastrukturës.
Kjo pasi legjislacioni parashikon që pas verifikimit të dokumentacionit teknik dhe ligjor nga aplikuesi, leja të aprovohet nga autoriteti kompetent.
Prokuroria shton se Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucione të tjera kompetente, si Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, dhe me Ministrinë përkatëse për vlerësimin e impaktit të ndërtimit të rrugës dhe pasojave të mundshme nga këto punime.
Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja, të cilët aktualisht ndodheshin në arrest shtëpie, akuzohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.





LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro