“Lojëra populiste”, Shehaj kundër Shehit për strategjinë e emrave në lista
Kreu i Partisë Mundësi e cilësoi populizëm instrumentin përdorur nga disa parti të vogla për të vënë emra fiktivë në listat e mbyllura në mënyrë që kandidatët e vërtetë të garojnë në listë të hapur.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Shehaj debatoi me Dashamir Shehin i cili garon në koalicion Djathtas për Zhvillim me Enkelejd Alibeaj teksa e cilësoi këtë instrument pa vlerë që zhvlerëson votën e qytetarëve.
“Ky është sistemi dhe këto lojëra që po vendosim familjarët në lista të mbyllura janë lojëra populiste pa vlerë që do zhvlerësojë votën e qytetarëve. Nuk funksionon një parit politike me familjarë, nuk ka asnjë justifikim, nëse shtojmë edhe marrëveshje për të marrë në moment të fundit përfaqësues të partive të tjera që për vite të tëra janë sharë dhe pastaj prishet pazari është një teatër i madh. Nuk është një fjalë goje të thuash që do japin dorëheqjen 12 kandidatë fiktivë”, tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 13:46 Serbi, Prokuroria nis verifikimet pas akuzave të Vuçiçit ndaj organizatorëve të protestave studentore
- 13:37 IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë
- 13:31 Netanyahu urdhëron sulm total kundër Hezbollahut, goditen 80 objektiva pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë
- 13:16 Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)
- 13:15 Pas marrëveshjes me SHBA-në, Teherani njofton procedura të reja për kalimin e anijeve në Hormuz
- 13:02 Tajani anulon udhëtimin në SHBA, shkak deklaratat e Trump ndaj Melonit