Loreta Berhami: E vështirë të bindja Ben Blushin për “41 sekrete”
Ka nisur sot edicioni i 25-të i Panairi i Librit. Në këtë panair do të jenë gjithsej 97 stenda dhe më shumë se 100 shtëpi botuese që do të prezantohen nga datat 16-20 nëntor.
Loreta Berhami, drejtuese e shtëpisë botuese ‘Pegi’ tha në Good Morning Albanians, në Euronews Albania se në këtë panair prezantojnë 3 shkrimtarë shqiptarë, mes të cilëve Ben Blushi me librin e tij të ri “41 sekrete”.
Berhami pohoi se nuk kishte qenë e lehtë të bindte Blushin, ndërsa shtoi se prej kohësh e kishte kërkuar një bashkëpunim me shkrimtarin.
“Nuk ishte shumë e lehtë, se si të gjithë autorët seriozë që kanë vite që sjellin për lexuesin, krijohet një lloj lidhjeje me botuesin dhe kur ndryshon, ka arsyet e veta. Unë kisha kohë që e ftoja të bashkëpunonte dhe ishte një surprizë e këndshme”, tha Berhami.
Ajo e vlerësoi librin “41 sekrete” si një rrëfim të këndshëm dhe reflektues ku shpalosen përmes lupës së shkrimtarit, të gjitha ngjyrat e Shqipërisë.
“Kemi një autor të ri në stendën tonë, Ben Blushin me ‘41 sekrete’. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që vendosi të botonte me ne. Janë 41 portrete personash, një pjesë të njohur për publikun një pjesë të panjohur, që autorit i janë dukur interesantë dhe janë 41 shkëmbime dialogësh të shkruara me lupën e autorit… E kam lexuar librin 2 herë dhe përveç rrëfimit të këndshëm, vende-vende reflektues, shpaloset një Shqipëri aty brenda, me ngjyra të jashtëzakonshme, me pikëpamje të ndryshme dhe besoj se do mirëpritet”, u shpreh Berhami.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE